Çadrat e plazhit me thurje kallami, pëbehet nga materiali kallam i egër i thurur në formë rrethore.
Diametri varion nga 200-250 cm ndërtuar me konstruksion metalik i forte i lyer me anti ndryshk.
Çadrat e plazhit me thurje kallamash përdoren kryesisht për mbrojtje nga dielli ne plazhe, duke ofruar nje hije të mire naturale.
Rese Kallami
Kjo është një resë që respekton habitatin tonë natyror, nuk ndryshon karakteristikat dhe krahasuar me resat e tjera garanton jetëgjatësi më të madhe duke u integruar në mjedisin tonë.
Përdorimi i saj është i gjithanshëm mund të përdoret në kopshtet e shtëpive tuaja si mure ndarës, për veranda të ndryshme dhe çati restorantesh dhe lokale plazhi si mbulesë dhe mbrojtje ndaj diellit në muajt e verës duke bërë një ambjent të freskët dhe të hijëzuar në mënyre natyrale.
Dimensionet standarte janë 1x3m 1.5x3m 2x3m 2.5x3m 3x3m mund të realizojmë dhe dimensione të tjera sipas kërkesës