Kush jemi ?
Aro Impex Sh.p.k është krijuar si shoqëri në vitin 2012 nga Arjan Bekaj dhe djemtë e tij dhe operon në zonën e Semanit, Fier, Shqipëri.
Shoqëria merret me grumbullimin, përpunimin dhe eksport të kallamit dhe produkteve të tjera decorative për kopshtari dhe plazhe.
Përdorimi i kallamit, për qëllime ndërtimi është një traditë e hershme e zonës së Semanit.
Kjo traditë e vjetër e zonës ndërthurur me teknologjinë e re të përpunimit dhe falë punës së përkushtuar të z. Arjan Bekaj ndër vite kanë prurë një gamë të gerë produktesh me cilësi si rese kallami dhe çadra plazhi ku të gjitha janë të destinuara për eksport jashtë vendit..
ARO Impex bëhet një eksportues kryesor në industrinë e Kallamave
Tani ARO Impex është ende duke punuar në teknologji dhe inovacion për të krijuar produkte te tjera naturale bazuar në traditën tonë në përpunimin e kallamishteve. Ne jemi ende duke të përqëndruar në porosi të veçanta specifike, dhe jemi të lumtur të bashkëpunojmë në çdo sugjerim dhe kërkesë për produkt me specifika të veçanta sipas klientit.
Themelimi ARO Impex
ARO Impex sh.p.k u themelua pas një tradite të gjatë në produktet e kallamishteve dhe përdorimin e kallamit për kopshtarinë, bujqësinë dhe dekorimin.
Kallëmi i njohur si term shkencor Arundo Donax L rritet në Ultësirën Perëndimore, veçanërisht në krahinën e Myzeqesë.
Ne sjellim traditën e përdorimit të këtij materiali natyror ekologjik në të gjitha vendet e tjera.